Vlerësimet e biznesit tuaj,
në kohë reale.
Lidhni llogarinë Google me një klik. Çdo vlerësim i ri ju vjen menjëherë, i përgjigjeni direkt nga paneli dhe stikeri me kod QR ju sjell të tjera. Falas, pa kartë krediti.
14 ditë Premium falas · Pa kartë krediti · Konfigurimi zgjat 2 minuta
Nga Google te paneli juaj
Gjithçka që ju duhet për t'i mbajtur vlerësimet nën kontroll, pa mësuar softuer të ri dhe pa pritur askënd.
Lidhje me një klik
Hyni me llogarinë Google që menaxhon biznesin. Lokacioni, vlerësimet dhe njoftimet vendosen vetë, në rreth dy minuta.
Njoftime në kohë reale
Çdo vlerësim i ri ju vjen në email dhe në telefon brenda minutash, me lidhje direkt te përgjigja. Negativet dallohen menjëherë.
Përgjigjuni nga paneli
Përgjigja publikohet direkt në Google Maps si përgjigje e pronarit. AI-ja ju shkruan draftin në gjuhën e klientit, ju vetëm e miratoni.
Si ju gjejnë në Google
Kërkime, shfaqje në Maps, telefonata, kërkesa për drejtime dhe klikime në faqe, javë pas jave, me fjalët që përdorin klientët.
Stiker me kod QR
Klientët skanojnë dhe shkruajnë vlerësimin në 30 sekonda. Ju shihni sa skanime u bënë dhe sa vlerësime sollën.
Të gjitha platformat
Facebook, TripAdvisor, Booking, Instagram dhe TikTok në të njëjtin panel, me analizë të sentimentit dhe të fjalëve kyçe.
E përshtatur për industrinë tuaj
Mjete dhe strategji të specializuara për të përmbushur sfidat unike të tregut tuaj.
Restorante
Mblidh vlerësimet nga Google, Facebook dhe TripAdvisor. Përgjigje me AI në shqip.
Shih më shumëHotele & Bujtina
Booking, TripAdvisor, Google, të gjitha vlerësimet në një panel, përgjigje në shumë gjuhë.
Shih më shumëKlinika Estetike & Sallone
Vlerësimet Google + statistikat e Instagram-it e TikTok-ut në një vend.
Shih më shumëAuto Shërbime
Ndërto besimin e klientëve duke iu përgjigjur ankesave teknikisht dhe profesionalisht.
Shih më shumëÇmime të thjeshta, transparente
Çdo llogari e re fillon me 14 ditë Premium falas, pa kartë. Pastaj vazhdoni me planin Falas ose zgjidhni një plan. Pa tarifa të fshehura.
Falas
Provoni Reputacioni pa pagesë.
Google në kohë reale: çdo vlerësim i ri ju njofton menjëherë
Përgjigjuni direkt në Google nga paneli ose nga telefoni
Kiti i stikerëve QR, modaliteti kiosk dhe stikerë me emër për stafin
50 kërkesa për vlerësim me email në muaj
Feedback privat para Google-it dhe widget për faqen tuaj
Reputacioni Score dhe krahasimi me bizneset afër jush
Facebook, Booking dhe TripAdvisor
Përgjigje dhe analiza me AI
1 anëtar
Standard
Për biznese që duan kontroll të plotë mbi reputacionin.
Gjithçka nga Falas, plus Facebook, Booking dhe TripAdvisor
WhatsApp automatik: 100 kërkesa në muaj, dërguar nga neSË SHPEJTI
300 kërkesa me email dhe 10 përgjigje me AI në muaj
Zëri i markës: AI-ja shkruan si ju, me shabllonet tuaja
Përgjigje automatike për vlerësimet 5-yjesh
„Çfarë thonë klientët“: leximi me AI i vlerësimeve
Profili i Instagram & TikTok, përditësim javor
Analiza e plotë e Instagram & TikTok
1 anëtar i përfshirë (€5/anëtar shtesë)
Premium
Për bizneset që rriten, me analiza të plota dhe AI pa kufi.
Çdo platformë: Google, Facebook, Booking, TripAdvisor, Instagram, TikTok
Përgjigje pa kufi me AI, në gjuhën e klientit
WhatsApp automatik: 300 kërkesa në muajSË SHPEJTI
1.000 kërkesa me email në muaj
Google në kohë reale, platformat e tjera çdo ditë
Historiku i plotë: deri në 5.000 vlerësime në import
Analiza e plotë e Instagram & TikTok
2 lokacione të përfshira (€69.99/lokacion shtesë)
5 anëtarë të përfshirë (€5/anëtar shtesë)
Stikerët jua printojmë dhe jua dërgojmë ne
Çdo plan e shkarkon PDF-në dhe e printon vetë. Nëse nuk doni të merreni me printera dhe materiale, e bëjmë ne: dizajnin, printimin dhe dërgesën kudo në Kosovë.
Stikerë për tavolina dhe arkë
Të printuar në material rezistent ndaj ujit dhe fshirjes, me kodin tuaj QR.
Mbajtëse akrilike për tavolinë
Qëndron vetë te arka ose te tavolina, pa ngjitës dhe pa dëmtuar sipërfaqen.
Poster A5 për dritare ose mur
Me tre hapat e shpjeguar, për klientët që nuk kanë skanuar kurrë një kod QR.
Stikerë me emër për stafin
Secili kamarier ose recepsionist me kodin e vet, që të shihni kush sjell më shumë.
nga
€39
Një herë, dizajni dhe dërgesa të përfshira. Çmimi varet nga sasia.
Çdo copë ka kodin e vet. Paneli ju tregon sa skanime solli tavolina, sa arka dhe sa dritarja, që të dini ku ia vlen ta zhvendosni.
Lëreni ekspertët të menaxhojnë reputacionin tuaj
Merrni gjithçka në Premium, plus një ekip që kërkon vlerësimet, u përgjigjet, printon stikerët dhe raporton çdo muaj. Si të kishit një menaxher marketingu — pa pagën, pa rekrutimin, pa softuer për të mësuar.
Çfarë merrni
Gjithçka në planin Premium (€99/muaj)
Çdo platformë: Google, FB, Booking, TripAdvisor, Instagram, TikTok
Përgjigje pa kufi me AI
WhatsApp automatik: 300 kërkesa/muajSË SHPEJTI
1.000 kërkesa me email në muaj
Analiza e ndjenjave, fjalët kyçe & sinjalizime
2 lokacione (€69.99/lokacion shtesë)
Plus, ekipi ynë merr përsipër:
Këshilltar i dedikuar
Një person me emër nga ekipi ynë, që e njeh biznesin tuaj dhe i përgjigjet WhatsApp-it tuaj.
Përgjigjet i shkruajmë ne
Çdo vlerësim merr përgjigje me tonin tuaj, brenda ditës. Ju vetëm i shihni.
Fushatat i drejtojmë ne
Ne ngarkojmë listën e klientëve dhe dërgojmë kërkesat me WhatsApp e email çdo javë.
Kiti fizik i përfshirë
Stikerët, mbajtësen dhe posterin i printojmë, i dërgojmë dhe i rifreskojmë pa pagesë shtesë.
Feedback privat nën mbikëqyrje
Çdo ankesë private e lexojmë ne dhe ju njoftojmë po atë ditë kur diçka kërkon veprim.
Raport mujor
Sa vlerësime erdhën, nga cili vend, dhe çfarë duhet bërë muajin tjetër.
Mbrojtje nga vlerësimet e këqija
Eskalim i shpejtë i vlerësimeve abuzive te platforma përkatëse.
Mbështetje me përparësi
WhatsApp, telefon dhe email në shqip, 5 ditë në javë, brenda 4 orëve.
€600
/ muaj€239
/ muaj
Faturuar €2870/vit — kurseni €4330 kundër blerjes së veçantë.
Ne kemi përgjigjet
Po. Përgjigja që shkruani, ose drafti i AI-së që e miratoni, publikohet në Google Maps si përgjigje zyrtare e pronarit, pa dalë nga paneli. Për Facebook, TripAdvisor dhe Booking.com ju përgatisim tekstin dhe e ngjitni me një klik në platformën përkatëse.
Për çdo lokacion krijojmë një kod QR unik që hap direkt kutinë e vlerësimit në Google. E printoni si stiker për tavolinë, arkë ose faturë, ose e ndani me WhatsApp; paneli tregon sa herë u skanua dhe sa vlerësime erdhën. Nuk filtrojmë klientët sipas notës, kjo është kundër rregullave të Google dhe dëmton listimin.
Google Business Profile lidhet përmes API-së zyrtare: vlerësimet importohen vetë, njoftoheni në kohë reale dhe përgjigjeni nga paneli. Facebook, TripAdvisor dhe Booking.com mblidhen si vlerësime publike; për Instagram dhe TikTok mbledhim profilin dhe statistikat e angazhimit. Po shtojmë platforma të reja sipas kërkesave të klientëve tanë.
- Plani Falas mbulon Google-in: vlerësimet në kohë reale, përgjigjet nga paneli, stikeri me kod QR dhe statistikat se si ju gjejnë klientët. I përhershëm, jo provë.
- Plani Standard është ideal për një biznes me një lokacion që dëshiron të lidhë 4 platformat kryesore të vlerësimeve dhe të përdorë 10 përgjigje AI në muaj.
- Plani Premium është për biznese që duan analitikë të plotë në Instagram & TikTok dhe përgjigje AI të pakufizuara.
- Plani Reputacioni Manaxhuar është për pronarë që nuk duan të merren vetë me reputacionin, një menaxher i dedikuar nga ekipi ynë i shkruan përgjigjet dhe raportet për ju.
- Nëse nuk jeni të sigurtë, na shkruani te support@reputacioni.com dhe ju ndihmojmë të zgjidhni.
- Po. Çdo llogari e re fillon me 14 ditë Premium falas (të gjitha platformat, përgjigje me AI), pastaj kalon vetë në planin Falas, që është i përhershëm: Google në kohë reale, përgjigjet nga paneli dhe stikeri QR.
- Nuk kërkohet kartë krediti për t’u regjistruar, as për provën.
- Për plane me pagesë faturojmë me faturë + kontratë, asnjë pagesë automatike. Ju aktivizojmë brenda 24 orëve pas nënshkrimit të kontratës.
Po. Reputacioni ju lejon të menaxhoni shumë lokacione nga një panel i vetëm me një ndarës «Të gjitha lokacionet». Mund të caktoni anëtarë të ekipit në lokacione specifike, të krijoni raporte për secilin lokacion dhe t’i krahasoni performancat midis tyre.
Asistenti ynë AI analizon çdo vlerësim dhe gjeneron sugjerime për përgjigje në shqip që përshtaten me tonin e markës suaj. Ju i rishikoni, i modifikoni dhe i miratoni para se të publikohen, ne nuk publikojmë asgjë automatikisht. Plani Standard përfshin 10 përgjigje AI në muaj; Premium ka përgjigje të pakufizuara.
Të dhënat tuaja ruhen në serverat tanë në Europë (Frankfurt) dhe nuk i ndajmë kurrë me palë të treta për qëllime marketingu. Të gjitha lidhjet me platformat (Facebook, Google, TripAdvisor, Booking, Instagram, TikTok) bëhen përmes burimeve publike ose API-ve zyrtare të platformës. Jemi në përputhje me GDPR; çdo klient mund të kërkojë eksport ose fshirje të të dhënave duke kontaktuar privacy@reputacioni.com.
Për bizneset që nuk duan të merren vetë me reputacionin online, ekipi ynë e bën punën për ju, një menaxher i dedikuar lexon çdo vlerësim, shkruan përgjigjet, raporton mujore për performancën dhe ju njofton menjëherë kur shfaqet një vlerësim që kërkon vëmendje. Idealisht për restorante, hotele dhe biznese me trafik të lartë në rrjetet sociale. Konsultim falas para se të nënshkruani kontratën.
